
Lidhja Demokratike e Kosovës ka nominuar kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku si kandidat për kryeministër.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ky vendim erdhi në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie.
Abdixhiku tha se do të garojnë të vetëm në këto zgjedhje, megjithatë ka lënë të hapur mundësinë që parti të vogla ose individë të garojnë në listën e LDK.
Madje Abdixhiku tha se janë të hapur edhe për Nismën e Fatmir Limajt, që të jenë pjesë e listës së partisë së tij.
Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen në datën 28 dhjetor të këtij viti, pasi Lëvizja VetëVendosje nuk arriti dot të formonte Qeverinë pas disa tentativave rresht. (A2 Televizion)
