
Betohet kryetari i ri i Mitrovicës Veriore, Millan Radojeviç dhe këshilltarët lokalë. Betimin e kanë dhënë edhe kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviç, Millosh Peroviç - Zubin Potok dhe Zoran Todiç – Leposaviç.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal kanë detyruar këshilltarin Marko Jokshiç që të largojë flamurin. Ai është bindur dhe e ka larguar. Seanca rifilloi edhe pse ai u ankua për presion, ndërsa u kundërshtua nga këshilltarët lokalë shqiptarë të LVV dhe PDK duke i kërkuar të mos e politizojë.
Në seancën inauguruese këshilltarja lokale e Mitrovicës së Veriut, Aida Doli nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ishte së bashku me foshnjën e saj.
(A2 Televizion)
