
Një skenar i frikshëm është zbuluar nga ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, që Serbia do zbatonte kundër Kosovës.
Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij plani ishte destabilizimi i Kosovës dhe kompromentimi i KFOR-it. Në një intervistë për Televizionin E, Gjukakoviq ka thënë se për këtë qëllim serbët kishin përgatitur 27 vajza.
Sipas tij, “afera S.Ç.” kishte për qëllim destabilizimin të Malit të Zi dhe komprometimin e Kosovës në prag të proceseve të rëndësishme politike në rajon, përcjell A2.
“Synimi ishte kompromentimi i KFOR-it në Kosovë dhe i komandës së tij ushtarake. Për këtë qëllim po përgatiteshin 27 vajza që do t’u afroheshin zyrtarëve të lartë ushtarakë të KFOR-it. Mes tyre ishte edhe S.Ç.”, ka deklaruar ai.
Gjukanoviç ka bërë me dije se autoritetet malazeze kishin mësuar se vajzat po trajnoheshin në ambientet e stadiumit të klubit Obiliq në Beograd. “Fatmirësisht, KFOR-i dhe UNMIK-u arritën në kohë të merrnin informacionet dhe ta parandalonin atë aktivitet”, saktëson ish-presidenti. (A2 Televizion)