KQZ hedh shortin për zgjedhjet, 23 parti dhe 917 kandidatë në garë për Kuvendin e Kosovës

Nga Ideal Gola
16 Maj 2026, 12:33 | Politikë

KQZ hedh shortin për zgjedhjet, 23 parti dhe 917 kandidatë në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar zyrtarisht renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Nga partitë kryesore, pas tërheqjes së shortit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë numrin 113, Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 116, njëjtë sikurse në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës mban numrin 125, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate do të radhiten përkatësisht me numrat 128 dhe 129.

Në këtë proces zgjedhor, ku do të vendoset për 120 ulëset e Kuvendit të Kosovës, garës i janë futur gjithsej 23 subjekte politike të cilat përfaqësohen nga 917 kandidatë për deputetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos