
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit preliminare nga zgjedhjet e 7 qershorit, ku deri më tani janë numëruar 97% e kutive të votimit.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 43.03% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.21%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.68% dhe Aleanca me 7.1%.
Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, Vetëvendosje ka regjistruar një rënie me 6%, shkruan A2.
Bazuar në rezultatet aktuale, pa përfshirë votat e diasporës, LVV-ja ka siguruar 292 mijë vota.
Në zgjedhjet e kaluara, me numërimin e votave nga diaspora, kjo parti kishte marrë 478 mijë e 77 vota.
Kjo nënkupton se Vetëvendosje ka aktualisht rreth 189 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

(A2 Televizion)