Deputeti i Vetëvendosjes “uron” burgimin e përjetshëm për Thaçin

Nga A2 CNN
22 Prill 2026, 10:25 | Politikë

Një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka shkaktuar tensione në sallën e Kuvendit të Kosovës të martën, pasi ka uruar për dënim me burgim të përjetshëm për ish-Presidentin Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë.

“Sot dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe ju që shpresoni që një ditë lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat”, tha Fatos Geci nga foltorja.

Atij iu tërhoq menjëherë vëmendja nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku, reagoi ashpër. “Me të thënë deputet nuk e meriton. Nuk kisha besuar kurrë që nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, vjen një lutje në formë urimi për burg të përjetshëm për njerëzit që kanë luftuar për lirinë e këtij vendi”, tha Çitaku.

Ajo kërkoi që Vetëvendosje duhet të distancohet nga Geci. “Ju duhet të ndiheni i turpëruar dhe Vetëvendosje nëse nuk mendon si ju, ju ftoj tani që të distancoheni. Duhet t’iu vijë turp”, tha Çitaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos