Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar një letër Vjosa Osmani, pas largimit nga detyra.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë e përgëzon ish-Presidenten e Kosovës duke nënvizuar admirimin e tij për “lidershipin e guximshëm dhe vendimtar”, shkruan A2.
“Kemi arritur shumë së bashku në një periudhë të shkurtër kohore, veçanërisht bashkëpunimin tonë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë të re premtuese do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në përfundimin e konflikteve në mbarë botën, duke promovuar njëkohësisht lirinë dhe mirëqenien për të dy popujt tanë”, lexohet në letrën e shpërndarë nga Vjosa Osmani.
Gjithashtu, Trump vlerëson se ish-Presidentja e Kosovës po lë pas një trashëgimi të rëndësishme për vendin, Ballkanin dhe Europën. (A2 Televizion)