LDK tërhiqet nga bisedimet për presidentin

Nga A2 CNN
20 Prill 2026, 12:11 | Politikë

LDK tërhiqet nga bisedimet për presidentin

Lidhja Demokratike e Kosovës tërhiqet nga bisedimet për presidentin. Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku deklaroi se nuk kanë arritur pajtueshmëri dhe i konsiderojnë të mbyllura diskutimet meqë Kurti ka këmbëngulur që presidenti ti mbetet LVV.

LDK ka refuzuar edhe një marrëveshje bashkëqeverisje me LVV.

“Do të bëhemi gati për skenarin më të rëndë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Presidenti i Kosovës nuk mund të jetë zgjatim i qeverisë. Nuk mund të ketë një qeveri që të ketë të tre institucionet. U përpoqa, provova. Insistonte që presidenti t’i mbetej partisë së tij. Vetëvendosje e konsideron që Presidenti të jetë i tij. Me LDK VV nuk ka diskutuar asnjë emër përveç Glauk Konjufcës. Kemi pasur qëndrime parimore”, tha Abdixhiku pas takimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos