Kuvendi i Kosovës mbetet sërish i pakonstituuar. Në përpjekjen e 59 deputetet duhej të votonin nënkryetarin nga radhët e pakicës serbe, pasi në seancën paraardhëse kishin zgjedhur kryetarin dhe 4 nënkryetarët e tjerë të parlamentit.
Përmes një votimi me short, ligjvënësit votuan kandidatë nga pakica serbe, me shumicën prej tyre që nuk morën asnjë voto pro. Vetëm kandidati i partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, i vetmi jashtë Listës Serbe siguroi 56 vota, pa mundur të kapë shifrën e nevojshme prej 61 votash.
Lista Serbe partia më e madhe e Serbëve në Kosovë, refuzoi të votonte për ndonjë prej kandidatëve, në shenjë kundërshtie për atë që e quan proces antikushtetues. Ajo këmbënguli që kandidati i vet për nënkryetar të jetë Sllavko Simic, por ky i fundit dështoi 3 herë të siguronte votat ne seancën paraardhëse, çka e bëri të skualifikohet.
Lista Serbe paralajmëroi se do të parashtronte ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Duke folur pas dështimit të përpjekjes së radhës, kreu i partisë së dytë më të madhe në Kuvendin e Kosovës, PDK, Memli Krasniqi, akuzoi Vetëvendosjen, se “dëshiron” ta vazhdojë ngërçin politik.
Përfaqësues të tjerë të opozitës, akuzojnë partine e Kurtit për shkelje të procedurave, duke e quajtur antikushtetuese ndarjen e votimit për nënkryetarët e pakicave, ndërkohë që në të kaluarën janë votuar në paketë.
Ndërkohë nga Vetëvendosje replikojnë se është opozita ajo qe do zgjatje të krizës. Deputeti Hekuran Murati, ka kritikuar PDK, LDK dhe AAK e Nisma, për mosvotimin e Nenad Rashiç si nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Konstituimi i Kuvendit do t'i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. (A2 Televizion)