Dështon takimi në Bruksel, s'ka takim Bislimi-Petkoviç: Kërkesa të papranueshme

Nga Erjon Dervishi
17 Shtator 2024, 18:24 | Politikë

Dështon takimi në Bruksel, s'ka takim Bislimi-Petkoviç:

Ashtu siç pritej ka përfunduar pa rezultat edhe raundi i ri i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, kanë zhvilluar dy herë bisedime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili duket se nuk arriti t’i bindë ata për një takim trepalësh me të.

Bislimi u takua dy herë me Lajçakun të martën paradite dhe më pas tha për gazetarët se një takim trepalësh me Petkoviqin dështoi pasi Serbia e “kushtëzoi agjendën e takimit me kërkesa të papranueshme për Kosovën”.

Por, kryenegociatori serb, Petkoviq, e akuzoi Bislimin se nuk pranoi të takohet me përfaqësuesit e Beogradit për shkak të këmbënguljes së tij në tema si Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Për herë të fundit, ata janë takuar në fillim të korrikut, por pa ndonjë rezultat. Bislimi e ka akuzuar palën serbe se dëshiron vetëm zbatim të pjesshëm të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa Petkoviç ka thënë se pala kosovare nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Marrëveshja Bazë, e cila përfshin edhe obligimin për themelimin e këtij asociacioni, është arritur në shkurt të vitit të kaluar, por nuk ka gjetur zbatim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos