Dialogu Kosovë-Serbi, në fokus zbatimi i marrëveshjes bazike

Nga Tomorr Avdia
24 Tetor 2024, 10:28 | Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi, në fokus zbatimi i marrëveshjes bazike

Mbahet sot në Bruksel, raundi i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.  Siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, fillimisht zhvillohen takime të ndara mes kryenegociatorëve të secilit vend, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, me të dërguarin e posaçëm të BE, Miroslav Lajçak. Më pas, nëse do të ketë vullnet nga palët mund të zhvillohet një takim i përbashkët trepalësh.

Në fokus të këtyre diskutimeve do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, tha para nisjes së takimit Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ndërsa theksoi se delegacioni kosovar do të vazhdojë të jetë konstruktiv, shkruan A2.

Sa i përket formatit të takimit, Kadiu tha se do të varet nga diskutimet atje. Megjithatë, herën e fundit kur Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, kryenegociator i palës serbe, ishin në Bruksel nuk pati takim trepalësh më 17 shtator kur u zhvilluan ai takim.

“Marrëveshjen që e kemi arritur vitin e kaluar, sipas qëndrimi të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është që ajo duhet të ketë zbatim të plotë dhe se në këtë drejtim duhet se pari të kemi një plan të sekuencimit. Kurse Serbia ka dalë nga marrëveshja dhe duhet që kthehet besimi në marrëveshje dhe pastaj zbatimi plotë i saj. Nuk mund të ketë zbatim të pjesshme, por zbatim të plotë”.

Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke folur një ditë para takimeve në kuadër të dialogut, tha se “koreografia” do të jetë e zakonshme. “BE-ja gjithmonë synon të ketë takime trepalëshe, por kjo do të varet nga vullneti i palëve”., ishin fjalët e Petkoviç, transmeton A2.

Në takimin e fundit në shtator, Lajçak nuk arriti t'i bindë Bislimin dhe Petkoviçin të ulen në të njëjtën tryezë, pasi ata kishin mospajtime për temat që do të donin t'i shtjellonin. Lidhur me çështjet që do të diskutohen, Stano tha se ato kanë të bëjnë me nevojën për zbatimin e detyrimeve nga dialogu i deritashëm, përfshirë edhe Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos