Hetimet e Prokurorisë Speciale, Aliu: Do të bashkëpunoj me drejtësinë për zbatim të ligjit

Nga A2 CNN
23 Tetor 2024, 20:32 | Politikë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu deklaroi se ende nuk është njoftuar nëse është subjekt i hetimit nga Prokuroria Speciale lidhur me rastin e ambalazhuesve të ujit për të cilin janë arrestuar dy zyrtarë të ministrisë së tij.

Mediat në Kosovë raportuan se prokuroria ka zgjeruar hetimet duke përfshirë edhe ministrin Aliu me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Ka dal nga mediat që ka një vendim për zgjerim të hetimeve por që ky vendim ende zyrtarisht nuk është konfirmaur dhe nuk kam pasur asnjë informim të plotë, unë nuk kam mundësi të dekalroj pa e qartësuar këtë situatë. Kur të qartësohet kjo situatë dhe të kemi mundësi që unë të bëj deklarimin e lirshëm, me kënaqësinë më të madhe do ta bëj këtë deklarim”, tha Ministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos