Çejku: Kosova në krizë politike, po bëhen më shumë gabime se zgjidhje

Nga A2 CNN
11 Shtator 2026, 22:44 | Politikë

Çejku: Kosova në krizë politike, po bëhen më

Diplomati Arben Çejku ka komentuar situatën politike në Kosovë, duke e cilësuar atë si një periudhë të vështirë institucionale dhe politike.

I ftuar në emisionin “Çdo Kënd” me Merita Haklajn në A2 CNN, Çejku tha se nëse institucionet marrin 10 hapa dhe shumica e tyre janë të gabuar, atëherë situata bëhet edhe më e vështirë për t’u korrigjuar.

“Nëse politika bën 10 hapa, nga të cilët dy janë gabim apo tre janë gabim, Gjykata Kushtetuese presupozohet që korrigjon ato hapa të gabuar.

Por në qoftë se nga 10 hapa bëhen tetë gabim dhe dy në rregull, atëherë vërtetë jemi në një fushë të interpretimit juridik dhe kushtetues”, u shpreh Çejku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos