Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK, Bedri Hamza, deklaroi se do të presin radhën për të tentuar formimin e Qeverisë së bashku me partitë që kanë qenë në opozitë.
Ai tha se kanë takuar LDK dhe AAK, por nuk kanë pranuar ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai tha se i takon Vetëvendosjes që të bëjë ftesa për takime dhe nuk mohoi se mund t’i takojnë, shkruan A2.
I pyetur nëse janë të gatshëm t’i japin kryeministrin LDK-së si kush për të hyrë ata në koalicion, Hamza tha se renditja është e qartë dhe ata janë të dytët. Ai la të hapur mundësinë që do të votojnë propozimin e VV për kryetar Kuvendi. (A2 Televizion)