Me 9 vota “pro” dhe dy “kundër”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të datës 9 shkurt, duke i dhënë mandatin edhe 120 deputetëve të legislatures së nëntë.
A2 CNN bën me dije se dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi e Alban Krasniqi, nuk votuan për certifikimin e rezultatit, pasi pralajamëruan se partia e tyre do të kërkojë anulimin e votave me postë në Gjykatën Kushtetuese, pasi PZAP dhe Gjykata Supreme hodhën poshtë një kërkesë të tillë.
Sipas rezultateve, VV do të ketë 48 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 24 mandate. LDK do të ketë 20 deputetë, ndërsa koalicioni mes AAK dhe Nismës 8 deputetë, tre prej tyre nga partia e Fatmir Limajt.
Lista Serbe mori 9 ulëse në Parlament, ndërsa mandati i dhjetë për komunitetin serb i takoi partisë së ministrit Nenad Rashiq, Za Slobodu i Pravdu Opstanak. Ndërsa 10 ulëset e tjera të komuniteteve jo serbe do të ndahen mes 9 partive të tjera.
Përkatësisht ‘Kosova Demokratik Turk Partisi’ do të ketë dy deputetë ndërsa nga një e kanë fituar Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Nova Demokratska Stranka, Sociajaldemokratska Unija, Partia Liberale Egjiptiane, Koalicija Vakat, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Jedinstvena Goranska Partija dhe Partia e Romëve te Bashkuar. (A2 Televizion)