Bashkimi Europian pritet të heqë masat ndëshkuese për Kosovën. Kështu ka bërë të ditur, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë fjalës së tij përpara Komisionit për Integrimin Europian në Prishtinë.
Bislimi thekson se, raporti i shefit të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, për hapat që ka bërë Kosova në përmbushjen e detyrimeve për heqjen e masave të BE-së “do të rekomandoj edhe heqjen e masave” ndëshkuese për Kosovën.
Sipas tij raporti ka qene “i gatshëm prej prillit, por ka pasur disa hezitime” për dorëzimin e tij dhe kjo pritet të ndodhe javën e ardhshme.
(A2 Televizion)