
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 11:00 ishte pak mbi 8%.
Komuna me pjesëmarrjen më të lartë është Ranillugu, ku kanë votuar mbi 16% e qytetarëve, ndërsa më e ulëta regjistrohet në Leposaviq - vetëm 0.08%, shkruan A2 CNN.
Në kryeqytetin Prishtinë, deri më tani, votuan pak mbi 10% e qytetarëve. (A2 Televizion)