“Kërcënohet mbijetesa e serbëve”, Vuçeviç: Nëse hapet ura, dialogu do të ishte i pakuptimtë

Nga Rosalba Bejdo
15 Gusht 2024, 14:39 | Politikë

Hapja e urës mbi lumin Ibër do të ishte një fatkeqësi për serbët, sipas kryeministrit serb Millosh Vuçeviç.

Gjatë një vizite në Nish, shefi i ekzekutivit të Serbisë tha se një hap i tillë do të zhbënte të gjitha bisedimet dhe marrëveshjet e arritura dhe do ta bënte të pakuptimtë vazhdimin e procesit të dialogut, edhe pse Serbia është e përkushtuar ndaj dialogut.

“Hapja e urës kërcënon drejtpërdrejtë sigurinë dhe mbijetesën e serbëve në Mitrovicën e Veriut”, tha Vuçeviç. Kryeministri serb u bëri thirrje të gjitha vendeve të Kuintit të mos e lejojnë këtë.  

“KFOR-i le të përmbushë misionin e tij. Duke konsideruar deklaratat e komandantit të KFOR dhe nga ajo që më ka përcjellë shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, vlerësoj se misioni i NATO-s nuk do të jetë i butë dhe nuk do të lejojë hapjen e urës”, deklaroi Vuçeviç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos