Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti kërkesat e tij ndaj Serbisë për të pasur një dialog të suksesshëm. I pyetur nga A2 CNN nëse ka ndonjë ndryshim në qëndrimet e tij, shefi i qeverisë tha:
“Për ne më e rëndësishme është siguria legale dhe mirëbesimi në bisedime që nënkupton nënshkrimin e marrëveshjes bazike me aneks të zbatimit, që nënkupton dorëzimin e Millan Rajdoiçiç dhe të grupit të tij kriminal dhe që nënkupton tërheqjen e asaj letrës të ish-kryeministres Bernabiq kur para BE e 27 shteteve anëtare në Samitin e Brukselit në mesë dhjetorit të viti të kalur tha që nuk e zbaton integritetin territorial të Kosovës. Kjo është e pa pranueshme që integriteti territorial të mos respektohet” , tha Kurti.
Ndër kërkesat e shtruara prej kryeministrit për negociatorët dhe partnerët ndërkombëtarë, tërheqja e letrës të ish-kryeministres, Bërnabiç, është kthyer në kushtin kryesor nga delegacioni i Kosovës, kjo sepse përbën shkelje thelbësore të parimeve të dakorduar nga të dyja palët.
Madje është bërë edhe një lloj mollë sherri mes Prishtinës dhe ndërmjetësuesit Miroslav Lajçak që fillimisht konfirmoi se letra në fjalë ishte tërhequr, por që më pas nuk rezultoi kështu.
Kjo gjë shtoi dhe më shumë dyshimet për mungesë të balancës dhe rriti dozën e mosbesimit në drejtim të zyrtarit të BE-së që lehtëson dialogun. (A2 Televizion)