Këshilltari i Vjosa Osmanit: Ja çfarë futi në sherr Presidenten me Kurtin, u kthyen në ideologjitë e tyre

Nga A2 CNN
27 Mars 2026, 15:16 | Politikë

Këshilltari i Vjosa Osmanit, Kreshnik Çollaku, thotë se përplasje mes Presidentes së Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti ka qenë raporti dhe marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Këtë do ta do themi fare hapur, troç! Bordi i Paqes për Vjosa Osmani, aleanca me SHBA-në, është strategjike, është e pakushtëzuar, është totale, është “all in”. Me sa duket për zotin Kurti, filozofinë e tij, kërkon një qasje më reciproke, më të baraslarguar”, tha Çllaku në një intervistë në Puls nga Bruna Çifligu, në A2 CNN.

“Këtu unë them që të dy janë kthyer në ideologjitë e tyre. Vjosa si një djathtë, si një properëndimore, proamerikane, ndërsa Kurti si një i majtë, me një dozë sovraniteti apo distancimi nga ndikimi i fuqive të huaja brenda vendit”.

Sipas Çollakut, duke parë shenjat në të shkuarën, kjo situatë mund të ishte dhe e pritshme. “Paralajmërohej, kishte shenja, por unë kam qenë i fundit dhe jam i zhgënjyer, apo i dëshpëruar që kjo ndodhi, por kemi një qasje politike apo ideologjike të kundërt, që përplas dhe jua thashë, në vlerësimin tim secili është i lirë të thotë versionin e vet, por në vlerësimin tim pika elementi që shkaktoi reaksionin kimik mes të dyve ishte Bordi i Paqes, shpejtësia me cilën Vjosa Osmani kërkonte të lidheshin politikat e Kosovës, të orientohej Kosova me Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos