Konferenca në Mynih, Sveçla: Serbia paguan individë për akte terroriste

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2025, 19:57 | Politikë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, me ftesë të ministrit Federal të Financave të Gjermanisë.

Sveçla njoftoi në rrjetin social Facebook se ishte folës në ministerialin e katërt me temën “Financimi i terrorizmit si kërcënim global i sigurisë”, ku theksoi angazhimet institucionale të Kosovës në fushën e luftimit të terrorizmit dhe financimit të tij.

“Me këtë rast, para të pranishmëve potencova edhe sfidën e financimit nga Serbia të grupeve dhe individëve të caktuar, me qëllim të kryerjes së akteve terroriste brenda vendit tonë për të destabilizuar sigurinë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, shkruan Sveçla.

Më tej, ai tha se shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin e plotë me shtetet aleate në këtë betejë, të cilën e quajti të përbashkët dhe e cila përbën rrezik global. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos