Për vende si Kosova që janë popullsia ndoshta me dashamirëse ndaj Amerikës, sipas ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, këto zgjedhje si çdo zgjedhje nuk ndryshojne asgjë në qasjen e Kosovës ndaj saj.
Vetëm puna e Kosovës e afron atë me Amerikën, u shpreh diplomatja kosovare.
“Nesër qytetarët e SHBA do të vendosin për presidentin e radhës. Për ne si Kosovë, që jemi një ndër vendet më pro Amerikan jemi me fat që në SHBA kemi pasur mbështetjen e dy kampeve dhe nuk shoh asnjë sinjal që një gjë e tillë të ketë ndryshuar. Duke kryer detyrat e shtëpisë dhe vendosur sundimin e ligjit atëherë partneriteti me SHBA kështu forcohet. Për dialogun kemi thënë disa herë që ai i ndërmjetësuari i Lajcak nuk ka sjell rezultatet e dëshiruara. Shpresojmë që komisioni i ri të fillojë punën sa më shpejt”, tha Gërvalla. (A2 Televizion)