“Kosova drejt krizës politike”, nënkryetari i LDK: Nuk bëjmë qeveri me VV, Abdixhiku kryeministër

Nga A2 CNN
29 Mars 2025, 17:27 | Politikë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë për Kosova Press se nuk do të përfshihen në asnjë koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai vendos dhe një vijë të kuqe kur thotë se qeveria e re duhet të udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku, pavarësisht se është forcë e tretë politike. Megjithatë sipas Hazirit, Kosova do të zhytet në krizë politike. 

““Jo”-në tonë karshi bashkëpunimit me LVV-në në formim të ekzekutivit e kemi bërë të qartë. Në anën tjetër, raporti me partitë e dytë dhe partitë tjera që janë në Kuvend, AAK-Nisma dhe pakicat etnike ne kemi bashkëpunim dhe komunikim për aq sa kohë nevojë ky proces zgjedhor. Mirëpo, në shpinë me bartë dikë më jo. LDK-ja në këto 25 vjet i ka mbajtur të gjitha partitë politike në shpinë. Ka dalë e para ia ka dhënë të tretin, po ashtu ka dalë e dyta ka udhëheq qeverinë dhe çdo formulë politike që ka qenë në Kosovë, LDK-ja e ka kapitalizuar në interes të Kosovës dhe shumë më pak në interes të vetin.

Nuk është ndarja e pozicioneve kjo e as ndarja e pushtetit që mund të pengojë ndërtimin e ekzekutivit. Nuk do ta quaja kusht, por e vetmja mundësi që LDK-ja të shohë rolin e vet është programi në radhë të parë jo kryeministri. Natyrisht, ndërtimin e atij programi e ka udhëhequr kryetari i LDK-së, i cili duhet të udhëheqë me qeverinë. Më shumë ka mundësi me hy në krizë politike sesa në qeveri të re”, shprehet Haziri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos