Albin Kurti pret në takim liderët e Nismës Shqipëria Bëhet

Nga A2 CNN
28 Mars 2025, 19:45 | Politikë

Albin Kurti pret në takim liderët e Nismës Shqipëria

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në një takim Adriatik Lapajn, Endri Shabanin dhe Panajot Sokon nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, të cilët vizituan sot kryeministrin për t'ia uruar fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

 Ai i falënderoi për vizitën dhe urimet.

Gjatë takimit, kryeministri i njoftoi z. Lapaj, z. Shabani dhe z. Soko për bashkëpunimin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë këtu marrëveshjet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë nga zbatimi i të cilave po përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët e dy vendeve tona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos