"Kosovë, ne të dalim zot", publikohet logo e 16-vjetorit të Pavarësisë

Nga Tomorr Avdia
11 Shkurt 2024, 16:59 | Politikë

"Kosovë, ne të dalim zot", publikohet logo e 16-vjetorit

Qeveria e Kosovës ka publikuar të dielën agjendën e manifestimeve shtetërore që do të mbahen këtë vit me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Logoja e sivjetme për shënimin e ditës së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt është “Gjashtëmbëdhjetë Kosovë, ne të dalim zot”.

"Kosovë, ne të dalim zot", publikohet logo e 16-vjetorit

Më 17 shkurt, dita do të fillojë me mbledhje festive të Qeverisë së Kosovës, për të vazhduar me ngritjen e Flamurit dhe nderime te Monumentin e të Pagjeturve.

Më vonë do të ketë edhe pritje shtetërore nga presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri i Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos