KQZ certifikon kandidatët për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lista Serbe dhe një kandidate e Vakat mbeten jashtë

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2025, 17:17 | Politikë

KQZ certifikon kandidatët për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lista Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 95-të për këtë vit, të kryesuar nga Kreshnik Radoniqi, gjatë së cilës janë marrë vendime të rëndësishme lidhur me procesin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në pjesën e parë të mbledhjes, KQZ ka certifikuar kandidatët për deputetë të 23 subjekteve politike: 17 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat të pavarur. Në total, 1,146 kandidatë do të kenë të drejtë të marrin pjesë në garën zgjedhore.

KQZ certifikon kandidatët për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lista Serbe

Ndërkohë, lista me 33 kandidatë e paraqitur nga partia politike Lista Serbe nuk arriti të marrë votat e nevojshme për certifikim, duke mbetur jashtë procesit në këtë fazë. Po ashtu, KQZ ka certifikuar vetëm 42 nga 43 kandidatët e subjektit politik KOALICIJA VAKAT, që përfaqëson komunitetin boshnjak. Njëra nga kandidatet nuk u certifikua për shkak të pretendimeve se ajo i përket etnisë shqiptare, çka sipas KQZ-së mbetet një situatë ende e padefinuar plotësisht.

Lidhur me vendimet për moscertifikim, subjektet e prekura kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), organi kompetent për shqyrtimin e ankesave zgjedhore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos