Kurti në KFOR, kërkon bashkëpunim më të ngushtë me NATO-n

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2025, 07:16 | Politikë

Kurti në KFOR, kërkon bashkëpunim më të ngushtë me

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një drekë pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, në selinë qendrore të misionit të NATO-s në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar, të dy diskutuan mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, duke u fokusuar veçanërisht te gjendja e sigurisë. Kurti ka theksuar rëndësinë e koordinimit mes institucioneve vendore të sigurisë dhe KFOR-it, duke nënvizuar se ky bashkëpunim është kyç për stabilitetin e Kosovës.

“Kryeministri shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për marrëdhënie sa më të ngushta dhe të frytshme me KFOR-in, në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftim.

Takimi u cilësua si konstruktiv, me të dyja palët që ritheksuan përkushtimin ndaj sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos