KQZ-ja certifikon listën e votuesve për balotazh

Nga A2 CNN
25 Tetor 2025, 16:49 | Politikë

KQZ-ja certifikon listën e votuesve për balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka miratuar listën e votuesve e për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, i cili do të zhvillohet në 18 komuna.

Komunat ku do të ketë balotazh janë Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

Raundi i dytë është caktuar të mbahet më 9 nëntor 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, për këtë rund do të shtypen 1.158.015 fletëvotime – rreth 16 % më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këtë raund.

“Ky numër përfshin fletëvotimet për: vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, personat me nevoja të veçanta, fletëvotimet rezervë dhe votimin me postë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së, pas mbledhjes së mbajtur.

Për zgjedhjet e rundit të parë, të zhvilluara më 12 tetor, KQZ-ja kishte certifikuar listën me mbi dy milionë persona të drejtë vote, prej të cilëve 43.993 ishin votues nga jashtë Kosovës.

Megjithatë, në 20 komuna, kyetarët e rinj dhe përbërja e re në asamble komunale u zgjodh qysh në rundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Në rundin e dytë, në këto komuna, numri i votuesve është rritur pasi që janë 1.690 qytetarë që kanë mbushur 18 vjeç që nga rundi i parë, në krahasim me 1.147 që kanë vdekur që prej atëherë.

Në ditën e zgjedhjeve, në rundin e parë, votuan 39.58 për qind e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit.

Praktikat e mëparshme kanë treguar se fitorja në rundin e parë nuk garanton fitoren përfundimtare edhe në raundin e dytë në rastet kur ka balotazh.

Nga komunat me shumicë serbe, vetëm në Kllokot do të ketë rund të dytë, ndërsa në nëntë të tjerat ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit. REL (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos