Krasniqi pas takimit me Kurtin: S’jam i bindur se do ta ndërrojë Haxhiun

Nga A2 CNN
1 Maj 2025, 10:02 | Politikë

Krasniqi pas takimit me Kurtin: S’jam i bindur se do ta ndërrojë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se kryetarit të LVV-së, Albin Kurti i kërkoi “një figurë të pranueshme” për kryetar të Kuvendit, por tha se nuk ëshë i bindur se ai do ta bëjë një gjë të tillë.

Ai tha se kanë shkëmbyer “idetë dhe diskutimet sa i përket konstituimit të Kuvendit”.

“Nuk besoj që ka ndryshu si situatë, por që ta dinë edhe të tjerët, Partia Demokratike e Kosovës, asnjëherë në të kaluarën e as sot nuk i heziton dialogut edhe diskutimeve me këdo”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se qëndrimi PDK-së s’ka ndryshuar.

“Krejt çka ka ndodh sot është e qartë. I kam thënë: zotni, ndërroje kandidaten nëse e ke përnjëmend me e konstituu Kuvendin”, tha ai.

Ai tha se s’i ka përmendur emra që PDK-ja do të mund t’i votonte për kryetar të Kuvendit, por përsëriti se “Albulena Haxhiu s’kalon”.

Krasniqi tha se LVV-ja se ka mundësinë dhe duhet ta mundësojë konsituimin e Kuvendit sa më shpejt, por tha se kandidati “nuk mund të imponohet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos