Sot në Kuvendin e Kosovës do të tentohet sërish konstituimi i parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Pas gjashtë dështimeve për të siguruar 61 vota për Albulena Haxhiun, mbetet të shihet nëse për herën e shtatë, sot, ka ndonjë ndryshim.
E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiut, herën e gjashtë i mori 56 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t’u zgjedhur. Kundër votuan 41 deputetë, ndërsa tre abstenuan.
Në prag të seancës së sotme, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ftoi në një takim konsultativ dy partitë më të mëdha: Partinë Demokratike të Kosovës PDK dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës LDK, Albulena Haxhiun.
PDK-ja, përmes kryetarit Memli Krasniqi, pranoi ftesën dhe konfirmoi pjesëmarrjen në takim të planifikuar për sot në orën 08:30, një orë e gjysmë para nisjes së seancës konstituive.
Krasniqi theksoi nevojën urgjente për zhbllokimin institucional dhe propozoi gjetjen e një kandidati për kryetar Kuvendi që do të ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve. Megjithatë, ai theksoi se pozita e nënkryetarit nuk është objekt diskutimi.
Në anën tjetër, LDK-ja refuzoi pjesëmarrjen në takim. Kryetari Lumir Abdixhiku ndodhet jashtë vendit, por zyrtarë të lartë të partisë, si Besian Mustafa dhe Hykmete Bajrami, e konfirmuan qëndrimin refuzues.
Seanca e sotme, pritet të mbahet në ora 10:00. (A2 Televizion)