Kryeministri Albin Kurti do të përfaqësojë Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet për rregulloren e Bankës Qendrore për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb.
Së bashku me Kurtin, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka udhëtuar edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz.
Në anën tjetër, Serbia do të përfaqësohet nga presidenti i saj, Aleksandër Vuçiç. Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet sonte në orën 21:00, sipas orës sonë lokale. (A2 Televizion)