
Paneli Zgjedhor për ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë vendimin e KQZ për moscertifikim të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit duke urdhëruar që të përfshihet në mesin e subjekteve që do të garojnë.
Sipas PZAP, Lista Serbe ka plotësuar të gjitha kriteret dhe ka respektuar afatet për aplikim.
“APROVOHET ankesa e subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datë 02.12.2025, NDRYSHOHET vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. protokolli 01/3562/2025, datë 02.12.2025, ashtu që PRANOHET rekomandimi i Zyrës për Çertifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, i datës 02.12.2025, ÇERTIFIKOHET subjekti politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, thuhet në vendim. (A2 Televizion)