Kurti-Vuçiç në Davos, Lajçak takime të ndara, nuk ka rikthim në dialog

Nga A2 CNN
15 Janar 2024, 12:47 | Politikë

Këtë të hënë, Mirsolav Lajçak pritet të takojë ndarazi në Davos të Zvicrës, kryeministrin e Kosovës dhe presidentin serb.

Takimet, sipas ndërmjetësuesit të dialogut, pritet t’i shërbejnë për ecurinë e mëtejshme të dialogut. Pavarësisht përpjekjeve, nuk ka dakordësi për t’i bërë dy liderët bashkë, as këtë herë.

Takimi i fundit në një tryezë së bashku mes Kurtit dhe Vuçiç ishte ai i shtatorit të vitit të shkuar, teksa në fund të tetorit, të dy u rikthyen në Bruksel, por për t'u takuar veçmas me liderët e BE-së, veçse me ndërmjetësuesit direkt të dialogut, Miroslav Lajçak e Josef Borrel.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos