Kurti zbardh takimin me Ramën në Prishtinë, ja çfarë u diskutua

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2026, 17:02 | Politikë

Kurti zbardh takimin me Ramën në Prishtinë, ja çfarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbardhur detaje nga takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë së Kosovës bëri të ditur se në fokus të diskutimeve kanë qenë marrëdhëniet bilaterale dhe zgjerimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sipas tij, gjatë takimit u diskutua për marrëveshjet ekzistuese mes dy shteteve, si dhe për fushat ku ato mund të shtohen dhe të forcohen më tej, raporton A2 CNN.

Kurti theksoi se u trajtuan edhe mundësitë e reja të bashkëpunimit dhe mënyrat për t’i shfrytëzuar sa më mirë në funksion të zhvillimit të përbashkët. Në qendër të bisedës ishin gjithashtu sfidat e përbashkëta me të cilat përballen Kosova dhe Shqipëria, si dhe koordinimi për t’i tejkaluar ato në mënyrë sa më efikase.

“Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë”, u shpreh Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos