Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për konstituim, pritet propozimi i Kurtit

Nga A2 CNN
7 Gusht 2026, 15:15 | Politikë
 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sonte në mbrëmje për ta konstituar legjislaturën e re.

Mësohet se seanca konstituive pritet të mbahet më fillim nga ora 20:00 ose 21:00, ku Lëvizja Vetëvendosje pritet ta japë emrin për kryetar kuvendi.

Aktualisht në takim janë kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilët po tentojnë të arrijnë një marrëveshje për çështjen e presidentit.

Para takimit me Kurtin, Abdixhiku u shpreh se konstituimi i kuvendit duhet të ndodhë sot dhe se partia e tij nuk nënshtrohet. Ndërsa, Kurti tha se do të ketë lajme po sa të ketë marrëveshje.

Dje, Kurti nuk dha emër për kryetar kuvendi, pasi kërkoi kohë shtesë për marrëveshje politike me LDK-në. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos