
Lumir Abdixhiku është konfirmuar në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kundër largimit të tij kanë votuar 165 delegatë, ndërsa pro largimit të tij janë shprehur 135 delegatë.
Votimi ishte i fshehtë, shkruan A2CNN.
Kështu, Lumir Abdixhiku i ka mbijetuar votëbesimit që e ka kërkuar në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Abdixhiku ia ofroi Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit, pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave, rezultati i dytë më i keq që nga paslufta.
(A2 Televizion)