Mbi 1.8 milionë fletëvotime për zgjedhjet lokale në Kosovë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2025, 17:48 | Politikë

Mbi 1.8 milionë fletëvotime për zgjedhjet lokale në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për numrin e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave votuese që do të shtypen për Zgjedhjet Lokale 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave do të shtypen 1.800.410 fletëvotime dhe po aq edhe për zgjedhjet për Kuvende Komunale.

“Në këtë numër përfshihen fletëvotimet për vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, Votimin e Personave e Nevoja të Veçanta, fletëvotimet rezervë dhe për votimin me postë”, njoftoi KQZ-ja të hënën, më 8 shtator.

Sipas KQZ-së, në këtë proces zgjedhor, do të shtypen 13% apo 268,688 fletëvotime më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote, që sipas Listës Votuese të certifikuar nga KQZ është 2.069.098.

Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 2.025.105 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43.993 votues.

Procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës do të organizohet në 938 Qendra të Votimit me gjithsej 2.625 vendvotime, prej të cilave 910 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 2.571 vendvotime dhe 38 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 54 vendvotime. Kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos