Mori mandatin e partisë për kryeministër, Kurti sulmon Kushtetuesen dhe opozitën

Nga A2 CNN
7 Shtator 2025, 14:29 | Politikë

Teksa Kriza e konstituimit të Kuvendit është rikthyer ne Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje mandatoi kryetarin e saj, Albin Kurtin për një tjetër mandat në krye të Qeverisë.

Kurti është propozuar me votë unanime në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Në shkurt, Albin Kurti fitoi zgjedhjet, por jo mandatet e domosdoshme për të formuar qeverinë. Për krizën disa mujore në Kosovë, kryeministri në detyrë akuzoi opozitën si shkaktare .

“E vetmja dilemë është nëse kjo masë 25-ditore është më shumë absurde apo më shumë e dëmshme. Por që është edhe absurde edhe e dëmshme, nuk kam dyshim.

Kjo nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese vonon, zvarrit dhe qëllimisht dëmton procese të rëndësishme për qytetarët e Kosovës,” tha Kurti, duke shtuar se përkundër sfidave Vetëvendosje
do të vazhdojë të mbrojë institucionet dhe të punojë për interesa të qytetarëve”, tha Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos