Supremja rrëzon ankimimet e LVV dhe PDK, i hapet rruga certifikimit të rezultatit zgjedhor në Kosovë

Nga A2 CNN
26 Mars 2025, 16:26 | Politikë

Supremja rrëzon ankimimet e LVV dhe PDK, i hapet rruga certifikimit të

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara dy ankesat e fundit lidhur me procesin zgjedhor, që mbanin “peng” certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Dy ankesat e pranuara me datë 21 mars 2025, një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.641/2025 dhe një ankesë nga Koalicioni PDAK-LPB, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.639/2025, janë refuzuar si të pabazuara.

“Nga gjendja si më lartë me pretendimet ankimore, me asnjë provë nuk vihet në dyshim gjendja faktike e vërtetuar si më lartë nga ana e organit, vendimi i të cilit është kontestuar, andaj si të pabazuara vlerësohen pretendimet e ankuesit në ankesë, përkitazi me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike. Nga theksimet si më lartë dhe në bazë të nenit 118 paragraf 4, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, u vendos si në dispozitiv të këtij aktgjykimi”, thuhet në vendimin e PZAP-it, që Supremja e la në fuqi duke rrëzuar kërkesën e Vetëvendosjes.

Ndërkohë më tej në komunikatën e Gjykatës Supreme thuhet se më datë 24 është refuzuar edhe ankesa e kandidatit për deputet Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës-PDK, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.636/2025”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos