Mesazhe nga Haga për qeverinë? Koalicioni Vetëvendosje-PDK, ende në prapaskenë

Nga Tomorr Avdia
14 Mars 2025, 20:37 | Politikë

Publiku duket se është i ndarë, dhe secili grup i ka argumentet e veta. Ky disponim shpërfaqet edhe në bindjet e njohësve dhe analistëve politikë.

Partitë politike i kanë shfrytëzuar të gjithë mekanizmat ligjorë në dispozicion për të adresuar vërejtje ose ankesa të natyrave të ndryshme lidhur me zgjedhjet. Dhe tani pritet  certifikimi i rezultateve, ka një tezë diskutimi, cili është skenari më i mundshëm për formimin e koalicioneve që mund të formohet qeveria e re.

Por kur kemi hyrë në fazën që duhet të saktësohen skenaret për formimin e koalicionit qeverisës. Lavdrim Hamiti, analist politik thotë për A2CNN, se "procesi, aktualisht, po zhvillohet me dinamikë normale, që mund të rezultojë me formim e qeverisë, pasi jemi brenda afateve ligjore, por palët janë duke 'blerë kohë".

Kryeministri aktual, Albin Kurti, dhe kryetar i LVV-së, disa here është zotuar se do ta formojë ekzekutivin e ri, por pa treguar saktë se si!

Zëra brenda partisë së tij përmendin mundësinë e një koalicioni me minoritetet joserbe, dhe llogarisin në mbështetjen e ndonjë deputeti të partive të mëdha shqiptare, edhe pse ky skenar nuk konsiderohet se do të prodhojë stabilitet.

Sipas Hamiti, Kurti mund të ketë llogaritur, në votat e partisë Fatmir Limajt, Nisma  i cila ka lënë rrugën e hapur për të qeverisur me VV-në".

Kurse sa i përket skenarit që ende flitet në prapaskenat politike në vend, të një koalicioni VV-PDK, kjo e nxitur dhe nga vizita e djeshme në Prishtinë e Thaçit, Hamiti thotë se mund të ndodhë pas liderët e PDK-së janë në Hagë, krerët e PDK-s bëjnë vizita vazhdimisht nga aty mund të ketë  ndonjë mesazh"

Kosova nuk e ka luksin të humbë edhe shumë kohë për formimin e qeveris, për faktin se e presin mjaft obligime,  dialogun me Serbinë, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare dhe njohjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos