Vijon rinumërimi në Kosovë, Krasniqi i premton besnikëri Albin Kurtit

Nga Ideal Gola
12 Mars 2025, 22:17 | Politikë

Të martën në mesnatë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta, sipas vendimit të KQZ-së, duke i hapur kështu rrugë rivlerësimit të. fletëvotimeve të pavlefshme që kishin ardhur me postë.

Mesditën e së mërkurës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar rinumërimi i1631 fletëvotimeve të shpallura më herë të pavlefshme të cilat gjenden në 177kuti të cilat kishin ardhur përmes postës. Ky ishte një vendim nga Paneli Zgjehdor për Ankesa dhe Parashtresa, shkruan A2 CNN.

Gjykata Supreme konfirmoi për A2 CNN se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka parashtruar ankesë kundër vendimit të PZAP që nuk i dha të drejtë asaj për rivotim të diasporës me postë. Kjo tani i lë mundësinë këtij subjekti politik që të ankohet vetëm pas shpalljes së rezultateve përfundimtare. Supremja tha se aktualisht është duke shqyrtuar një ankesë të Partisë Demokratike të Ashlakinjvë që konteston votat me postë që kanë ardhur për Partinë e Ashkalinjëve për Integrim. Ndërsa procesi i rinumërimit vijon, ministri për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi, që ka fituar një ulëse në Kuvend të komunitetit egjiptian me partinë e tij Iniciativa e Re Demokratike i ka mbyllur derën bashkëpunimit me partitë opozitare për një qeveri të mundshme.

“Nuk ka asnjë dyshim që do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe do të jem vetëm pjesë e një koalicioni ku kryeministër është Albin Kurti”, tha Elbert Krasniqi, kryetari i RDK.

Partitë e tjera të komuniteteve pakicë, jo serbe, që kanë siguruar mandatet e deputetëve, janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë me të dy palët me qëllim që kërkesat e tyre të plotësohen. Ndaj këtij qëndrimi të partive të tjera nuk është pajtuar Krasniqi.

“Qasja e kushtëzimeve nuk është qasja që e preferoj në politikë dhe e besoj që të gjithë komunitetet në Kosovë kanë përfituar më së shumti nga politikat e kësaj qeverie dhe besoj që të gjithë kolegët e mi nga komunitetet pakicë të cilët kanë fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës tashmë janë të bindur se politika e kushtëzimeve nuk funksion”.

Kushtetuta i garanton minoriteteve në Kosovë 20 ulëse të garantuara, ku dhjetë prej tyre i takojnë serbëve ndërsa dhjetë të tjera të gjitha komuniteteve të tjera përfshirë këtu turqit, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët, romët dhe boshnjakët.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos