
Ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Fushata mbyllet të dielën e 28 dhjetorit, ditën e zgjedhjeve, një minutë para se të hapen qendrat e votimit në ora 7:00. Pavarësisht se fushata nisi me datë 17 dhjetor, të gjitha subjektet politike të certifikuara kishin nisur takimet më herët.
Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin e hapjes në Mitrovicë, Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë.
Lidhja Demokratike ka pralajmëruar takime në Istog. Në këto zgjedhje garojnë 24 subjekte politike, prej tyre 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. (A2 Televizion)