Nuk po konstituohet Kuvendi, ambasada e SHBA: Përgjegjësi e lidershipit politik

Nga A2 CNN
1 Maj 2025, 11:51 | Politikë

Nuk po konstituohet Kuvendi, ambasada e SHBA: Përgjegjësi e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë njoftoi se është përgjegjësi e lidershipit politik të formojë një Kuvend dhe një Qeveri të qëndrueshme, dhe se ky proces duhet të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Kështu raportojnë mediat në Kosovë. Në lidhje me bllokimin e kostituimit të Kuvendit në Kosovë, Ambasada deklaron se u takon qytetarëve të vendosin se kush duhet t'i përfaqësojë ata.

“Kosova është një shtet sovran, demokratik dhe i pavarur. Është përgjegjësi e udhëheqjes politike të formojë një Kuvend dhe një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën”, thekson Ambasada Amerikane në Kosovë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos