Asgjë e re nuk pritet të dalë nga takimi i radhës midis Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kështu është shprehur kryeparlamentarti i Kosovës, Glauk Konjufca në një prononcim për mediat në Kosovë.
Konjufca theksoi se në rendin e ditës për Kosovën nuk është është çështja e Asociacionit, por zbatimi i Marrëveshjes Bazë nga shteti Serb.
"Nuk pres diçka të rëndësishme dhe esenciale. Nuk pres nga Serbia që ajo do ta zbatojë marrëveshjen bazike”, tha Konjufca. (A2 Televizion)