Pozita dhe opozita në një qëndrim për vizat: Vendimi i BE-së, zhgënjyes dhe e minon sovranitetin e Kosovës

Nga Xhevahir Qardaku
23 Korrik 2024, 20:16 | Politikë

Vendimi i Këshillit të Bashkimit Europian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët serb të Kosovës me pasporta ilegale nga strukturat serbe, konsiderohet si skandaloz dhe që cenon sovranitetin e shtetit.

Si pozita, ashtu dhe opozita, kanë kritika të shumta në drejtim të Brukselit, pasi po cenon integrimin e serbëve në shtetin e Kosovës. Arbër Rexhaj nga Vetëvendosje, anëtar i komisionit të AKI-së, thotë për A2CNN se institucionet nuk do ta zbatojnë atë vendim antikushtetues.

Deputeti Rexhaj ngre shqetësimin se një vendim i tillë, përkëdhelës ndaj Serbisë, e nxit atë që ta sulmojë sërish Kosovën.

Kurse deputeti PDK-së, Bekim Haxhiu, deklaron për A2CNN se ideja për të njohur pasaportat e lëshura nga Serbia është ndërhyrje në sorvanitetin e shtetit të Kosovës.

Sa i përket hapave që duhen bërë, në koordinim dhe me partnerët strategjik, për ta ndaluar një vendim të tillë, Haxhiu shprehet: “Duhet bashkërendim nga qeveria me partnerët ndërkombëtarë”.

Vendim i BE-së ligjërisht është i pazbatueshëm në Kosovë, pasi bie në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos