Presidenti i ri, Albin Kurti: Hajde ulemi për emra konkretë

Nga A2 CNN
14 Gusht 2026, 16:33 | Politikë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti vlerëson qëndrimin e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për një president gjithëpërfshirës. Ai u bën ftesë të gjitha partive që të ulen për të diskutuar edhe emrat konkretë.

“E pamë edhe mbrëmë qëndrimin dhe deklaratën publike të mikut tim, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha që LDK-ja do të qëndrojë në opozitë. Unë besoj që LDK-ja është dashur të vijë bashkëqeverisëse. Unë e përshëndes thirrjen e kryetarit Abdixhiku që edhe partitë e tjera, gjithëpërfshirës, të jetë presidenti. Pra, të mos jenë veç dy subjekte, vetëm Vetëvendosja edhe vetëm LDK-ja, por të jenë edhe të tjerët”, tha Kurti, përcjell A2 CNN.

“Dhe me këtë ide, unë mbrëmë u kam shkruar të tre kryetarëve të partive. I kam shkruar edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, edhe kryetarit të AK-së, Ardian Gjini, edhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që sa më parë të takohemi dhe të merremi vesh për presidentin. Na duhet që të takohemi, të flasim për karakteristikat e figurës presidenciale, por, për besë, duhet të fillojmë të flasim edhe me emra, sepse po humbim shumë kohë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos