Presidentja dërgon komentet në Kushtetuese, Kusari-Lila tregon pse u ndanë Osmani dhe Kurti: Moskandidimi

Nga Xhevahir Qardaku
13 Mars 2026, 14:44 | Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me mbrojtjen e ligjshmërisë së dekretit të saj për shpërndarjen e Kuvendit.

E para e shtetit vlerëson se dekreti i saj është në përputhje të plotë me Kushtetutën. Megjithatë, ndryshe mendon mazhoranca. Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është jokushtetues, thotë kryetarja e Alternativës në koalicion me Vetëvendosjen, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo është e bindur se një gjë e tillë do të konfirmohet edhe nga Gjykata Kushtetuese, shkruan A2. Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë tregon edhe pse ndodhi krisja e raporteve të Albin Kurtit me Vjosa Osmanin, duke lënë të kuptohet se ndikim pati moskandidimi i saj për një mandat të dytë si presidente.

“Vendimmarrja politike përcaktohet me shumicën e votave, ndërsa në rastin konkret, si kandidate e propozuar potencialisht nga grupi parlamentar, pjesë e të cilit isha deri në emërimin tim si ministre në qeverinë e Kosovës, u pa se nuk ishte e mjaftueshme për zgjedhjen e saj”, u shpreh Kusari-Lila për KosovaPress. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos