Presidentja Osmani cakton datën e seancës konstituive të Kuvendit

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2026, 11:16 | Politikë

Presidentja Osmani cakton datën e seancës konstituive të Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00.

Sipas njoftimit të presidencës së Kosovës, vendimi është marrë pas konsultimeve me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke marrë parasysh urgjencën për krijimin e institucioneve të reja, miratimin e buxhetit dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00”, njofton presidenca e Kosovës.

Sipas njoftimit, thirrja e seancës konstituive është bërë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi.

Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit pas 43 ditësh pritjeje dhe pas konfirmimit të vendimeve nga Gjykata Supreme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos