Vendimi në Apel, këta janë emrat që do të gjykojnë ish-krerët e UÇK-së

Nga Erjon Dervishi
29 Shtator 2026, 18:33 | Politikë

Tre gjyqtarë janë caktuar në Panelin e Apelit për çështjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ata janë Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jørgensen.

Përmes një njoftimi, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se Presidentja e Dhomave të Specializuara, gjyqtarja Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Apelit për të vendosur lidhur me kërkesën e ekipeve të mbrojtjes për zgjatjen e afatit për paraqitjen e njoftimeve të apelit.

Paneli do të shqyrtojë gjithashtu të gjitha parashtresat e palëve që lidhen me njoftimin e apelit ndaj Aktgjykimit të Gjykimit në këtë çështje.

“Në vendimin e saj, Presidentja mori parasysh kriteret e përcaktuara në Rregullën 4 të Rregullores për Caktimin e Gjyqtarëve, përfshirë përvojën dhe ekspertizën përkatëse, si dhe disponueshmërinë e gjyqtarëve në këtë kohë”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Aktgjykimi i shkallës së parë për ish-krerët e UÇK-së u shpall më 16 shtator. Gjykata shqiptoi një dënim total prej 81 vitesh burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos