Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë ankesë në gjykatën supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për ta urdhëruar Komisionin Qendror Zgjedhor ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Përfaqësuesit e Vetëvendosjes në KQZ kishin votuar kundër certifikimit të partisë më të madhe të serbëve në Kosovës, në një mbledhje të mbajtur më 23 dhjetor.
Dy ditë më vonë PZAP e pranoi ankesën e Listës Serbe duke e rrëzuar vendimin e KQZ-së, duke thënë se kjo parti kishte dorëzuar dokumentacionin në përputhje me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.
Por pavarësisht se kishte thënë se nuk do të ankimonte vendimin në Gjykatën e lartë, të premten, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e dorëzoi ankesën në Gjykatën Supreme në emër te Lëvizjes Vetëvendosje. Gjykata Supreme mund të vendosë për ankesën brenda një afati prej 72 orësh. (A2 Televizion)